Aktori i njohur Shia LaBeouf bashkë me miqt e tij Nastja Sade Rönkkö dhe Luka Turner kanë shpalosur këtë premte projektin e tyre, i cili kundërshton inaugurimin e Donald Trump.
Me anë të një lidhjeje direkte të vendosur në qendër të New Yorkut, aktori bashkë me miqt e tij shfaqën në ekranin e madh disa imazhe përmes së cilave vazhdimisht thuhej: “Ai nuk do të na ndajë ne”, gjë e cila protestonte këndvështrimin e presidentit për njerëzit me ngjyrë.
Kjo protestë u aktivizua edhe më shumë të dielën, ku shumë persona u bashkuan në shesh aktorit LaBeouf.
Në një moment gjatë protestës, një supremacist u shfaq para kamerës duke thënë numrin “14”.
Numri 14 është përdorur nga supremacistët që hanë mbështetjen për njerëzit e bardhë në konferencën “Katërmbëdhjetë fjalët – një nga sloganet e tyre më të famshme”.
Supremacisti vazhdonte të thoshte se: “Ne duhet të sigurojmë ekzistencën e njerëzve të bardhë”, fjali kjo e dëgjuar shpesh në mbështetjen e Donald Trump, gjersa aktori LaBeouf e frikëson duke bëritutr me të madhe “Ai nuk do të na ndajë ne”.
Kjo video ka bërë xhiro të madhe në rrjetin social Twitter, dhe ka pasur reagime të ndryshme. /Telegrafi/
https://twitter.com/HWNDUS/status/823329117160357890