Telegrafi

Supozohet të jetë ndër alpinistet më të reja në botë (Video)

Ajo çka e veçon Sashën është se vetëm si shtatë vjeçare ka filluar të ngjitet në objekte të improvizuara dhe me kalimin e kohës është bërë ndër femrat më të guximshme në këtë sport.

Ajo tregon se gjithë synimi që ka në atletizëm është të realizojë ëndrrën e saj, transmeton RTV Dukagjini.

“Prej që e mbajë veten në mend si fëmijë jam marrë me këtë punë. Nuk mund ta paramendoj veten pa alpinizëm. Nuk më kanë interesuar asnjëherë pengesat që më janë paraqitur rrugës”, ka theksuar Sasha.

Talenti i Sashës nuk kufizohet vetëm këtu. Ajo është e aftë edhe për shumë sporte të tjera. Mirëpo, alpinizmi për të ka qenë mbi të gjitha.

Me regjistrimin e kurseve të shumta, orët e gjata në palestra dhe ushtrimet e pandërprera në shkëmbinj, ka arritur që duke qenë në moshën 18 vjeçare të shpërblehet me titull botëror.

“Alpinizmi për mua është diçka personale, nuk është sport që e bëjë për të fituar çmime. Mirëpo kur është mundësia atëherë pse të mos e nderoj vendin tim”, ka thënë ajo.

Sasha thotë se nuk do të ndalet, duke shtuar se synon të bëhet përfaqësuese e alpinizmit në federatën ndërkombëtare të ngjitjes. /RTV Dukagjini – Telegrafi/