Telegrafi

Suplementet nga Anglia që gjenden në Kosovë për të siguruar zhvillim të shëndetshëm të bebeve dhe fëmijëve

Sigurisht se për çdo prind, fëmija është personi më i rëndësishëm në jetë.

Marrë parasysh këtë, të gjithë prindërit duan që fëmijët e tyre të kenë një zhvillim të shëndetshëm dhe sigurohen që t’i marrin ushqimet e duhura me vlera ushqyese.

Por, siç edhe tregojnë ekspertët, ndonjëherë nuk mjafton vetëm ushqimi për t’i marr vlerat e duhura ushqyese dhe duhet ndihma e suplementeve.

Më e rëndësishme se kaq, është zgjedhja e brendit të duhur të suplementeve në mënyrë që të shmangen efektet anësore dhe njëkohësisht të maksimalizohen benefitet shëndetësore.

Fatmirësisht, në Kosovë gjenden suplementet për fëmijë nga brendi më i mirë në Britani –Vitabiotics.

Suplementet nga Vitabiotics janë krijuar nga ekspertët e nutricionit për ta përcjellë fëmijën tuaj që nga lindja e deri në adoleshencë përmes produkteve WellBaby dhe WellKid.

Suksesi i këtij brendi dhe kualiteti i lartë kanë bërë që doktorët e farmacistët e mbi 115 shteteve të botës të kenë besim në suplementet e Vitabiotics, kompanisë me traditë 50-vjeçare.

Produktet e WellBaby janë të përshtatshme për bebet deri në moshën 4 vjeçare dhe nuk përmbajnë ngjyrues, ëmbëlsues, shije artificiale, laktozë apo kripë.

Në anën tjetër, suplementet WellKid i plotësojnë kërkesat nutritive të fëmijëve në periudhën kur rritja dhe zhvillimi ndodhin me hapa më të shpejtë – kryesisht nga mosha 4 deri në moshën 12 vjeçare dhe gjithashtu nuk përmbajnë shtesa artificiale.

Suplementet janë të kualitetit superior dhe kujdesen që fëmija juaj ta ketë zhvillimin e duhur e të shëndetshëm prej lindjes e deri në rritje.

Për më shumë informacione rreth këtyre suplementeve, kontaktoni distributorin e autorizuar për Kosovë, kompaninë BiPharm në:

Web: www.bipharm-ks.com
Nr.tel: +383 38 712 011