Site icon Telegrafi

Supervjedhje në Paris, hajdutët grabisin kasafortën 500 kg me diamante

Një kasafortë me peshë 500 kg, në të cilën ndodheshin 180 diamante me një vlerë prej 250 mijë eurosh është vjedhur nga persona ende të paidentifikuar.

Ata kanë arritur të futen natën në argjendarinë e vogël, e specializuar në punimin e diamanteve.

Pasi kanë thyer derën dhe në mungesë të alarmeve apo kamerave, ata kanë marrë pa problem kasafortën, e cila nuk ka qenë e salduar në mur.

Një tjetër vjedhje është kryer edhe në një lokal të vogël ngjitur, ku ka kamera sigurie.

Pamjet e këtyre të fundit po verifikohen nga policia me shpresën se do t’i çojnë drejt zbulimit të hajdutëve. /Tema/

Exit mobile version