Site icon Telegrafi

Superskafi që “fluturon” mbi det si një aeroplan pasagjerësh (Video)

Në shumë vende të botës janë mjaftë të përdorur edhe mini-tragete ose super-skafe të njohura ndryshe me emrin profesional ‘Flajde’ ose ‘Jetfoil’.

Ato janë mjaftë të shpejtë dhe përdoren për distance jo shumë të largëta, por gjithsesi efektshmëria e tyre dhe prakticiteti i lënë udhëtarët me gojë hapur.

Këto lloje anijesh janë ndër më të shpejtat që mund të lundrojnë nëpër dete, por numri i pasagjerëve dhe i mallrave që ato transportojnë është më i vogël se i trageteve të zakonshme.

I tillë është edhe ‘Boeing 929’ (jetfoil), përcjell mapo.al, i cili është mjaftë i përdorur në SHBA, Kanada, Meksikë dhe në shumë vende të tjera të botës.

Ai edhe pse në pamje ngjan me një traget të vogël ose më një jaht, për nga mënyra se si lundron mbi det, të jep përshtypjen sikur po ulet mbi ujë një avion pasagjerësh.

Exit mobile version