Telegrafi

Superpippo i sjell fitoren Milanit

Veterani italian i dha epërsinë Milanit pas 28 minutash kur, i pambuluar në anën e majtë të portës, dërgoi topin në rrjet nga afërsia, pasi pranoi një harkim nga Clarence Seedorf.

Marseille barazoi gjithçka katër minuta pas fillimit të pjesës së dytë, kur mbrojtësi argjentinas Gabriel Heinze, i cili erdhi në Marseille këtë verë nga Real Madridi, dërgoi topin në rrjetën e Marco Storarit pas një harkimi të Benoit Cheyrou nga gjuajtja e lirë.

Megjithatë, Inzaghi gjeti cakun edhe njëherë në minutën e 74-të të ndeshjes, duke shndërruar në gol edhe një pasim tjetër të bukur të Seedorf, për t’i sjellë fitoren Milanit.

Në grupin C fitore në udhëtim ka shënuar edhe Real Madridi, që ka mposhtur Zurichun me rezultat 5-2, për të marrë kreun e tabelës së grupit.