Site icon Telegrafi

Supermurgeshat në rrugë për te Papa

Daily Telegraph” njofton se murgeshat po nxitonin të shkonin në shtëpinë e Papa Benedictit XVI, pasi kishin dëgjuar se ishte rrëzuar dhe ishte lënduar.

Murgesha Tavoletta, 56-vjeçare, ishte duke vozitur një Ford Fiesta, ndërsa me të udhëtonin edhe dy murgesha tjera të moshave 65 dhe 78-vjeçare, emrat e të cilave nuk dihen.

Kur polici i befasuar i kishte pyetur se pse po vozitnin aq shpejtë, murgesha Tavoletta është përgjigjur: “Kemi dëgjuar se Papa është rrëzuar dhe jemi duke nxituar të shohim se ai është mirë”.

Gjatë asaj ditë, Papa ishte rrëzuar në banjë dhe e kishte thyer kyçin e dorës.

Exit mobile version