Site icon Telegrafi

Supermodelja ka zbuluar recetën për smoothie: E pi çdo mëngjes dhe kilogramët shkrihen

Manekinia braziliane, Adriana Lima, ka ndarë me tërë botën recetën për pijen shmoothie me ndihmën e së cilës e mban linjën e vet të trupit.

Supermodelja Adriana Lima gëzon famën për njërën ndër femrat më seksipile të botës, pikërisht falë trupit të tendosur dhe të hollë për çka mund t’ia kenë lakmi femrat e gjithë botës.

Edhe pse është e njohur që ushtron rregullisht, ndërkaq ushtrimet nga treningu shpesh i tregon në profilin e saj në Instagram, manekinia e bukur thekson që ajo gjithsesi i kushton kujdes ushqimit të vet.

Siç thotë ajo, racioni më i rëndësishëm është kafjalli, ndërkaq ajo ka zbuluar pijen e përsosur e cila i jep energji të mjaftueshme për gjithë ditën, njëkohësisht për shkak të kombinimit të përbërësve ushqyes ky smoothie përshpejton metabolizmin dhe jep ndjenjën e ngopjes.

Përbërësit e nevojshëm:

– 1 filxhan ujë,
– ½ avokado,
– mjaltë.

Përgatitja:

Një filxhan ujë të ftohtë qiteni në bender dhe shtoni avokadon.

Përzieni në blender disa minuta, dhe kur përbërja të bashkohet mirë shtoni pak mjaltë.

Të gjithë përbërësit përzieni mirë dhe pija juaj është gati. /Telegrafi/

Exit mobile version