Site icon Telegrafi

Supermodelja Cara Delevingne, ja si u duk kur ishte fëmijë (Foto)

Modelja bukuroshe, që ka provuar edhe aktrimin, Cara Delevingne ka treguar për revistën “W” se ka kaluar një fëmijëri ndryshe nga të tjerët.

Ajo ka thënë se kur ishte e vogël pëlqënte gjërat ‘e errta’ si gjaku apo vdekja. Çdo gjë që lidhej me këto elemente gotike ishte mahnitëse për Cara-n.

“Kur isha e vogël mbaj mend që preva gishtin e dorës duke u përpjekur të depilohesha me makinën depiluese të babait tim. Nuk mbaj mend të kem ndjerë dhimbje, ama isha e mahnitur nga gjaku që derdhej. Mund të them se gati e këputa gishtin. Më ka ngelur akoma shenjë dhe jam e lumtur që e kam akoma. Besoj se nuk kam ndryshuar shumë që atëherë”, rrëfen ajo. /TCH/Telegrafi/

Exit mobile version