Tori Stratton nga Cowes i Anglisë, është gëzuar shumë që lindi trinjak, por Oliver, Jacob dhe Tobias janë shumë kërkues.
Deri më tani, 36-vjeçarja e kishte të pamundur të shkonte në supermarket me ta, pasi karrocat kanë vetëm dy ulëse, ndërsa ajo ka tre fëmijë, transmeton Telegrafi.
“Harroja për çka shkoja, pasi tërë vëmendja ishte te fëmijët, njërin prej të cilëve e mbaja në krah. Tani gjithçka ka ndryshuar”, ka thënë Stratton lidhur me rastin.
Veprimin e lokalit e kanë përshëndetur rreth 20 mijë ndjekësit e saj në Instagram, që përcjellin jetën e lumtur dhe vështirësitë e përditshme që sjellin këta fëmijë. /Telegrafi/