Telegrafi

Supermarketet australiane kanë ndarë një “orë të veçantë” vetëm për blerësit e moshuar

Pas skenave të blerjeve nga paniku të sendeve të tilla si letra higjienike në Australi dhe gjetkë, Woolworths, zinxhiri më i madh i supermarketeve të vendit, vendosi një rregull interesant.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, kjo firmë vendosi të linte të veçantë një orë në javë për të lejuar të hyjnë vetëm ata me aftësi të kufizuara ose të moshës mbi 60 vjeç.

Por ndërsa disa blerës vlerësuan iniciativën, të tjerët u ankuan për mungesë të stokut të disa sendeve dhe krijimin e radhëve të gjata jashtë disa supermarketeve.

“Është e rëndësishme, por unë nuk mendoj se është mënyra më e mirë. Mënyra më e mirë, unë mendoj se duhet të jetë dërgimi i produkteve në shtëpi”, tha një blerës i moshuar në Sidnei.

Australia nuk është i vetmi vend që provon blerjet vetëm për të moshuarit.

Nisma të ngjashme janë nisur nga disa supermarkete në vende përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Francën dhe Irlandën. /Telegrafi/