Site icon Telegrafi

“Superman-i” në aksion në Argjentinë

Kjo ngjarje e pazakontë, e cila tërhoqi vëmendjen e mbarë botës ndodhi në Argjentinë. Kombibusi u ndal mbi shinat e trenit derisa treni po vinte me shpejtësi në drejtim të tij.

Burri, të cilin në internet kanë filluar ta quajnë Superman, nuk humbi kohë dhe vendosi që vetë ta shtyjë kombibusin vetëm disa sekonda para se treni ta godiste duke rrezikuar kështu edhe jetën e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version