Telegrafi

Supermakinat presidenciale: Nga “Bisha” deri te “vetura e tragjedisë” (Foto)

Makina e re presidenciale amerikane pritet të bëjë debutimin e saj më 20 janar 2017, kur Donald Trump të hyjë në Shtëpinë e Bardhë si presidenti i 45-të i SHBA-së.

“Bisha”, limuzina presidenciale në shërbim të Barack Obama është “Cadillac One”, ose e njohur edhe si “Liomo One” ose “The Beast”. Ka një gjatësi prej 6,5 metrash dhe një peshë prej shtatë tonelatash. Është krejtësisht e blinduar me një trashësi prej 130 milimetrash, që në disa zona arrin 200 mm.

“Bisha” është e pajisur me sensorë për natën, madje ka edhe rezerva oksigjeni dhe qese me gjak që përputhet me atë të presidentit. Lista e karakteristikave kompletohet nga një sistem kundër zjarrit dhe pushkë të tipit “shotguns”.

Të famshmet “Presidential state car” kanë një histori të gjatë që fillon që prej vitit 1939, përcjell ATSH.

Madje edhe më herët nëse merren në konsideratë edhe automjetet në shërbim të atyre presidentëve që nuk janë bërë me porosi nga Shtëpia e Bardhë.

Mes kësaj flote super veturash më e famshmja është “Lincoln Continental” e vitit 1961, model “SS-100-XX”, që ishte makina ku udhëtonte John Fitzgerald Kennedy më 22 nëntor 1960, kur u vra nga dy goditje me snajper.

DTGFP pic by Geoff Pugh 19/11/2003
The Bush car moves down The Mall from Buckingham Palace