Për filmin “The Fate of Furious”, ose siç njihet për të gjithë seria e tetë e filmave “Fast and Furoius” janë shpenzuar plot 250 milionë dollarë.
Një shifër vërtet e lartë kjo për realizmin e një filmi, por që gjithçka arsyetohet me mjetet dhe efektet super të shtrenjta që janë përdorur gjatë xhirimeve të këtij filmi.
Në këtë film u hodhën plot makina nga një garazh, i cili ndodhej në katin e gjashtë të një ndërtese, ndërkohë që më pas shkatërruan edhe një flotë makinash të tjera super të shtrenjta në Cleveland, Ohio.
“The Fate of the Futious” organizuan edhe një garë në shkollën e vjetër në Kubë, gjersa kanë shkatërruar edhe një pjesë të mirë të automjeteve të mëdha dhe të kushtueshme si: tanket, kamionët etj.
Një Lamborgini i fundosur në ujë gjithashtu pati një kosto të lartë, për të mos përmëndur më pas aktorët dhe statistët të cilët janë paguar mirë gjithashtu.
Insider ka sjell një video ku shfaq prapaskenat e xhirimeve të filmit bashkë me ngjarjet e lartpërmendura, të cilat arsyetojnë buxhetin e shpenzuar prej 250 milionë dollarëve për këtë film.
“Askush nuk e priste që një film me gara makinash do të kthehej në një sensacion global”, shkruan Insider, përcjell Telegrafi.
“Duket si një fëmijë në një botë lodrash, dhe ka një pafundësi lodrash”, u shpreh F. Gary Gray, regjisor i filmit “The Fate of the Furious”.
Ndërkohë në këtë video janë bërë të ditur edhe shumat që janë përdorur për xhirimet e serive të më parme të filmave “Fast”. Për “Fast and Furious 1” janë shpenzuar 38 milionë dollarë ndërsa për “Fast and Furious 7” buxheti i filmit ka arritur në 180 milionë dollarë amerikanë. /Telegrafi/