Një supermakinë klasike e gjetur në një lumë mund të rikthehet në rrugë së shpejti.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një veturë Acura NSX e vitit 1991 që kishte qëndruar në fund të lumit Yadkin të Karolinës së Veriut për 16 vjet.
Siç thuhet më tej, ajo u zbulua gjatë hetimit të një personi të zhdukur në vitin 2019.
NSX ishte “përgjigja” e Acura ndaj modeleve ekzotike nga Ferrari dhe Lamborghini dhe konsiderohet si një nga makinat me performancë më të mirë të të gjitha kohërave.
Ajo u raportua e vjedhur në vitin 2003, sipas The Drive, por që tani është vendosur në shitje nga LSX Salvage në Lexington.
Dhe pavarësisht se ishte ende e mbushur me mbeturina, për të u ofruan hiq më pak se 8,500 dollarë.
Ajo u ble nga tre pronarët e Helix Auto Works në Owings Mills, Maryland, një dyqan i specializuar në NSX.
Bashkëpronari Jay i tha Fox News Digital se ai kërkonte një NSX për partnerin e tij të biznesit, Ramsey, i cili është i vetmi nga treshja që nuk e zotëronin vetë një të tillë.
Tani ata dhe bashkëpunëtori i tyre, Nico, planifikojnë të marrin përsipër detyrën për ta riparuar atë. /Telegrafi/