Takimet tjera, të cilat zhvillohen të dielën, janë: Prishtina – Drenica (ora 13:15), Besa – Gjilani (ora 15:00), Trepça’89 – Trepça (ora 15:00), Hysi –Kek-u (ora 15:00) dhe Drita – Lepenci (ora 15:00).
Nisja e këtij cikli vë në sprovë gjashtë skuadrat e para në tabelë të cilat do të përballen me gjashtë skuadrat tjera të pjesës së poshtme të tabelës së klasifikimit.
Përfundimi i fazës së dytë i ka favorizuar gjashtë skuadrat e pjesës së epërme të renditjes, të cilat në vijim të këtij edicioni kanë një ndeshje më shumë në terrenin e tyre.
Në këtë xhiro me shumë të drejtë favoritë llogariten skuadrat nikoqire porse edhe mundësia e befasive ekziston. /Telegrafi/