Hajvalia- Prishtina e hapën dje javën e 14-të të Superligës me një barazim pa gola në Kizhinicë.
Sot zhvillohen pesë ndeshje tjera, ku skuadrat do të kërkojnë fitore për të arritur objektivat që i kanë para vetës.
Kampioni aktual, Feronikeli do të udhëtojë në Mitrovicë për tu përballur me Trepçën ’89 që është lider aktual i Superligës.
Një ndeshje që ka zgjuar kërshërinë e shumë tifozëve të futbollit vendor.
Besa do të pers Drenicën në tentim për tu futur sërish në valle me skuadrat e kreut.
Llapi pret Dritën që nuk po gjen këndellje, ndërsa Gjilani është nikoqir i Ferizajt.
Ndeshje tjetër që zhvillohet sot është edhe ajo ndërmjet Lirisë dhe Trepçës. /Telegrafi/
Çiftet që zhvillohen sot
Trepça’89 – Feronikeli
Besa – Drenica
Liria – Trepça
Llapi – Drita
Gjilani – Ferizaj