Site icon Telegrafi

Superliga vje me tri ndeshje interesante

????????????????????????????????????

Kampionati kosovar ka zhvilluar xhiron e 20-të të rregullt gjatë mesjavës.

Ndërsa xhiroja e 21-të në Vala Superligën e Kosovës do të startojë të shtunën me tri ndeshje tejet interesante.

Pas humbjes ndaj Feronikelit të mërkurën, Llapi do të jetë nikoqire e Ferizajt ku do të tentoi të rikthehet te fitoret.

Në fakt ky do të jetë një derbi i dy skuadrave bardh e kaltër që kanë synime të kundërta në këtë kampionat, Llapi në luftë për titull ndërsa Ferizaj për mbijetesë.

Kampioni i shumëfishtë i Kosovës, Prishtina do të ketë një tjetër udhëtim në Mitrovicë.

Pas u mposhtë në mesjavë nga lideri Trepça ’89, kryeqytetasit tani do të përballen me Trepçën ku synojnë të rikthehen te fitoret.

Gjilani me barazimin ndaj Lirisë ia ka komplikuar vetës punët duke mbetur afër me skuadrat e fundit.

Por skuadra e Arbnor Morinës llogaritet favorite për fitore në përballje me Hajvalinë.

Të gjitha ndeshjet do të fillojnë nga ora 13:00. /Telegrafi/

Exit mobile version