Telegrafi

Superliga vazhdon sot me dy ndeshje shumë interesante në kuadër të xhiros së tretë

Albi Mall Superliga e Kosovës vazhdon sot me ndeshjet e xhiros së tretë që janë në program për tu zhvilluar.

Dukagjini i Klinës ka pësuar dy humbje në dy sfidat e para dhe kërkon pikët e para këtë edicion.

Klinasit para adhuruesve të vet presin Lirinë që ka shfaqur ndeshje të mira dhe synon mos të mposhtet.

Sfidë shumë interesante pritet të zhvillohet edhe ajo mes Fushë Kosovës dhe Llapit.

Edhe vendasit ende janë pa pik në këtë duel dhe kërkojnë pikët e para, derisa Llapi synon të vazhdoj me fitore.

Të dyja sfidat fillojnë nga ora 16:00. /Telegrafi/