Federata e Futbollit të Kosovës ka publikuar orarin e xhiros së parë për edicionin 2017/2018 të Vala Superligës.
Kampioni aktual Trepça ’89 do ta hap edicionin e ri në ndeshje me Flamurtarin e kthyer në elitë.
Ndeshja kryesore do të zhvillohet të dielën në Drenas, ku Prishtina e përforcuar, pret Dritën e përforcuar po ashtu.
Derbi i rivalëve historik të futbollit kosovar, ai i Rrafshit të Dukagjinit mes Vëllaznimit dhe Lirisë, po ashtu do të zhvillohet të dielën në Gjakovë.
Të shtunën zhvillohen ndeshjet Llapi – Drenica dhe Feronikeli – Vllaznia. /Telegrafi/
Vala Superliga – Xhiro 1
E premte
Trepça ’89 – Flamurtari
E shtunë
Llapi – Drenica
Feronikeli – Vllaznia
E diel
Prishtina – Drita
Vëllaznimi – Liria
Gjilani – Besa
(Të gjitha ndeshjet fillojnë prej orës 17:00)