Do të zhvillohet edhe xhiroja e dytë në edicionin pranveror në elitën e futbollit kosovar.
Kampioni i shumëfishtë i Kosovës, Prishtina do të jetë nikoqire e Drenicës në Podujevë.
Kjo ndeshje zhvillohet në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë pasi Prishtina është e detyruar t’i luajë ndeshjet jashtë shtëpisë së saj derisa të rinovohet stadiumi i tyre.
Prishtina në këtë takim vije pas barazimit pa gola 0-0 në udhëtim te Ferizaj dhe llogaritet favorite.
Ndërkohë Drenica do të kërkoj këndelljen pas humbjes 4-0 në Mitrovicë nga Trepça ’89.
Ndeshja tjetër që do të zhvillohet gjatë ditës së sotme (e premte), do të jetë ajo mes Hajvalisë dhe Trepçës ’89.
Mysafirët janë favorit absolut në këtë takim pasi janë në krye të tabelës dhe në garë për titullin e kampionit.
Ndërkohë Hajvalia që po aktivizohet me futbollistë të rinj synon të shkaktojë befasi. /Telegrafi/
E premte:
Ora 13:00
Prishtina – Drenica
Hajvalia – Trepça ‘89