Elita e futbollit kosovar, është rikthyer dhe do të startojë gjatë ditës së sotme.
Padyshim që ndeshja kryesore e ditës së shtunë do të zhvillohet në qytetin e bukur të Pejës.
Besa që ka kaluar tutje në çerekfinale të Kupës së Kosovës do ta presë njërin nga pretendentet më të mëdhenj për titull, Llapin nga Podujeva.
Interesant pritet të jetë edhe në Ferizaj, ku skuadra me po të njëjtin emër do të jetë nikoqire e Prishtinës.
Vendasit janë në kërkim të pikëve për t’i ikur fundit, ndërkohë kryeqytetasit për të mbetur në garë për titull të kampionit.
Kampioni në fuqi i Kosovës, Feronikeli pret në Drenas skuadrën e parafundit në tabelë Trepçë, ndërsa Hajvalia përballet me Lirinë. /Telegrafi/
Superliga e Kosovës:
E shtunë:
Besa – Llapi
Ferizaj – Prishtina
Feronikeli – Trepça
Hajvalia – Liria
E diel:
Drita – Gjilani
Trepça ’89 – Drenica