Emocionet e elitës së futbollit tonë, rikthehet këtë fundjave me sfidat e xhiros së 21-të.
Kryendeshja luhet të dielën në Besianë, ku Llapi do të pres Hajvalinë. Ballafaqimi mes këtyre dy skuadrave në garën për titull të kampionit, vjen në momentin kur të dy ekipet po kalojnë në formë të mirë, transmeton KosovaPress.
Ndërkaq, kjo xhiro do të hapet sot me tri ndeshjet e para. Feronikeli në “Rexhep Rexhepi”, do të takohet me Vushtrrinë.
Skuadra nga Drenasi pas disfatës kundër Besës së Pejës, kërkon pikët e plota në duel me vushtrriasit në mënyrë që të mban hapin në garën për kreun e tabelës.
Krahas përballjes “Nikeli”-Vushtrria, do të luhen edhe përballjet Prishtina-Drenica dhe Istogu-Besa.
Ndërkaq, kjo xhiro mbyllet të hënën mes ballafaqimin mes Trepçës ’89 dhe Gjilanit.
Raiffeisen Superliga
/ Java e 21-të
E shtunë
Feronikeli – Vushtrria
M. Bejtullahu, E. Zeqiri, B. Rama, T. Maloku
Drenica – Prishtina
B. Gashi, J. Musolli, I. Kabashi, I. Cerraviku
Istogu -Besa
B. Jahmurataj, S. Berisha, M. Berisha, A. Tahiri
E diel
Llapi – Hajvalia
G. Nuza, D. Preniqi, F. Berisha, H. Hajdari
Liria – Drita
F. Tahiri, B. Morina, G. Mehmeti, L. Mustafa
E hënë
Gjilani -Trepça’89
B. Kosumi, A. Ejupi, A. Latifi, I. Shuleta
Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 13:30.