Ditën e shtunë zhvillohet vetëm një ndeshje, ajo ndërmjet kampionatit aktual Prishtinës e Ferizajt, ndërsa ditën e diel zhvillohen katër ndeshje tjera: Trepça – Llamkos Kosova, Drita – Besa, Hysi – Fushë Kosova dhe Hajvalia – Drenica, njofton Zëri.
Orarin edhe sivjet duket se do ta dirigjojë kompania televizive, “Digi-alb”, e cila edhe ka të drejtën e transmetimit të ndeshjeve. Të gjitha ndeshjet fillojnë nga ora 17:30. /Telegrafi/