Një fillim kaq i ‘egër’ nuk mbahet mend, ndërsa numri i shkaktarëve është dy: po luhet futboll i ashpër ose gjyqtarët kanë ngritur kriteret. E njeriu që i shpërndau tre karton të kuq në dy ndeshje, Hajriz Hajdari, thotë për Arena se futbollistët nuk po e kontrollojnë veten.
“Mendoj që në dy xhirot e para të Superligës kanë sjellë një futboll shumë të ashpër. Futbollistët nuk po e kontrollojnë veten dhe po i rrezikojnë shumë lojtarët kundërshtar. Në këtë mënyrë, ata që po e pësojnë janë vetë futbollistët dhe vetë klubet”, tha Hajdari. /Tribuna/Telegrafi/