Është hedhur shorti për edicionin e garave 2014/15 të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll.
Skuadra kampione, Llamkosi nga Vushtria ndeshet me Dritën nga Gjilani, ndërsa Vëllaznimi nga Gjakova ballafaqohet me Drenicën nga Skenderaj.
Prishtina, skuadra më e trofeshme në elitë pret Istogun, ndërsa Ferizaj si mysafir luan me Trepçën dhe finalistët e Kupës takohen në mes vete: Feronikeli-Hajvalia. Kampionati nis me 16 gusht. /Sporti1/Telegrafi/
Futboll – Raiffeisen Superliga / Java e parë:
Besa – Trepça ‘89
Prishtina – Istogu
Feronikeli – Hajvalia
Llamkos Kosova – Drita
Vëllaznimi – Drenica
Trepça – Ferizaj