Site icon Telegrafi

Superliga gëlltit edhe trajnerin e tretë

“Nuk e kam pasur asnjë presion më të voglin nga kryesia e klubit që të dorëhiqem, por ai ka ardhur nga një grup i caktuar i lojtarëve, të cilëve iu ka penguar prezenca ime në bankinë. E pastaj këtu vjen karakteri im, që nuk mund t’i lejoj vetes të mbetem si trajner kur klubit nuk i ecën mirë, pasi që atë e llogaris edhe si një përgjegjësi timen, me vetë faktin që jam trajner dhe ekipi nuk ka rezultate”, tha Rama.

Tashmë ish trajneri i kuqezinjve nuk ka pranuar t’i zbulojë emrat e lojtarëve që e kanë sabotuar. “Nuk dua që të tregoj se për cilët lojtarë bëhet fjalë, por mund të them që ata prej fillimit të sezonit kanë qenë të interesuar të më largojnë. Kupa është mbushur në ndeshjen me Besën dhe nuk ka pasur më kuptim që të mbetem aty, edhe pse po e përsërisë që gjithnjë e kam pasur mbështetjen e kryesisë së klubit”, shtoi Rama, i cili e kishte marrë timonin e ekipit drenicak pak para fillimit të këtij edicioni. Konfirmimi për dorëheqjen e tij vjen edhe nga kryetari i klubit, Ilaz Halili.

“Pas rezultateve të dobëta të ekipit, Rama ka ofruar dorëheqjen e tij”, ka thënë Halili. Ndëkohë kanë filluar edhe spekulimet se kush do të zërë vendin e Ramës në bankinë. Si kandidatë më të mëdhenjë për të marrë timonin kuqezi lakohen emrat e Afrim Jasharit dhe Tahir Lushtakut, i cili në të kaluarën shumë herë ka udhëhequr kuqezinjtë.

Trajneri i parë që kishte humbur punën e tij këtë sezon ishte Rafet Prekazi, që kishte dhënë dorëheqje vetëm pas dy javësh të kaluara me Trepçën, e ai i dyti ishte Gani Sejdiu, i cili kishte dhënë dorëheqje nga Trepça’89. Drenica pas pesë xhirove të zhvilluara deri më tashti në Superligë renditet në pozitën e fundit të tabelës me vetëm tre pikë të grumbulluara. /Zëri/Telegrafi/ 

Exit mobile version