Site icon Telegrafi

Superliga fiton 110 mijë euro nga DigitAlb

Mirëpo, këtë herë, pjesë e këtij përfitimi do të jenë 11 skuadra të Superliga, pasi Prishtina ka zgjedhur RTK-në, për t’ia dhënë të drejtat televizive.

Kështu, ndeshjet e Prishtinës, DigitAlb do të mund t’i transmetojë vetëm kur ajo luan në udhëtim.

“Sipas kësaj kontrate do të përfitojnë 11 klubet e Superligës, ku nga shuma prej 110 mijë eurove 50 për qind e saj do t’u shpërndahet klubeve në mënyrë të barabartë, ndërsa shuma tjetër do të ndahet për katër vendet e para sikur një vit më parë”, thuhet në njoftimin e FFK-së, transmeton Tribuna.

DigitAlb sponsorizon Superligën prej dy vitesh. /Telegrafi/ 

Exit mobile version