Site icon Telegrafi

Superliga: Fitojnë vendasit

Ndeshja pati shumë kthesa në lojë dhe në rezultat. Vendasit e nisën sfidën të motivuar mjaft shumë për fitore, megjithëse ishin mitrovicasit ata të cilët kaluan të parët në epërsi përmes Erdin Hashanit (28).

Gjilanasit barazuan shifrat në 1-1 qysh në fillim të fraksionit të dytë të lojës nëpërmes Genc Sermaxhajt (50). Pesë minuta më vonë sërish ishin mysafirët të cilët me golin e Visar Shkupollit kaluan në avantazh.

Drita e mbështetur fuqishëm nga tifozët e saj nuk u dorëzua dhe më anë të Ruhan Foniqit barazoi rezultatin në 2-2. Epërsinë e parë të nikoqirëve ua solli Emir Rama, kurse rezultatin përfundimtar prej 4-2, e përcaktoi Foniqi, i cili ishte lojtari me meritor për fitoren e Dritës.

Me këto tri pikë Drita ndanë pozitën e dytë me Prishtinën me nga 16 pikë.

Hysi në këtë javë shënoj fitoren e tretë radhazi duke mposhtur Vëllaznimin me rezultat minimal 1-0, për tu përforcuar në vendin e katërt të renditjes në tabelë

Nesër prej orës 15:00 zhvillohen edhe tri duele të xhiros së nëntë: Besa – Liria , Trepça ‘89 –Drenica dhe Feronikeli – Llamkso Kosova, ndërsa të hënën në program është ndeshja e fundit e këtij rrethi Hajvalia – Prishtina (15:00). /Telegrafi/

Exit mobile version