Superliga e Zvicrës ka përzgjedhur formacionin më të mirë të vitit 2016.
Federata e Futbollit e Zvicrës ka përzgjedhur futbollistët më të mirë të vitit 2016 që luajnë në kampionatin vendor, përcjell Telegrafi.
Ky formacion është i mbushur me yje të futbollit zviceran, teksa pjesë e tij është edhe një futbollist me prejardhje shqiptare.
Është ky sulmuesi anësor i Luganos, Ezgjan Aliovski, i cili është me prejardhje shqiptare, por që luan me Përfaqësuesen e Maqedonisë.
Ndërsa, çmimi i lojtarit më të mirë shkoi për sulmuesin e Servette FC, Jean-Pierre Nsame. /Telegrafi/