Telegrafi

Superliga e Turqisë edhe për dy vite me transmetim ekskluziv në KUJTESA !

Duke filluar nga 16 Gushti, do të vazhdojë sezona e re 2019-2020 e ligës më të madhe të futbollit turk, SuperLiga – SPORTOTO.

Kujtesa edhe këtë vit do ta transmetojë ekzkluzivisht në platformën e saj këtë ligë. Mirëpo jo vetëm… Kujtesa do të ketë të drejtat ekzkluzive të kësaj lige edhe për dy vitet e tjera, 2020/2022.

Prej 16 Shkurtit, të gjitha ndeshjet e SPORTOTO-s, Super Ligës Turke, do transmetohen në K-Sportet, 5 kanalet e Sportit të Kujtesa.

Sezona 2019-2020 do të ketë total 18 ekipe, e gjithsej do të luhen 34 ndeshje gjatë kësaj sezone. Kjo sezonë do të emërohet sipas Cemil Ustas, njëri prej legjendave të futbollit turk, ish-lojtar i kombëtares së Turqisë.

Kampion i sezonës që lamë pas është Galatasary, të cilët njëkohësisht janë ekipi më i suksesshëm turk duke fituar 22 tituj të kampionit.

Vedat Muriqi (Foto: Twitter/Çaykur Rizespor)

E kësaj Lige nuk i mungon reprezentuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, i cili është njëri prej lojtarëve më të suksesshëm të ligës duke shënuar 17 gola dhe ka pasur tetë asistime me Rizepsorin.

Super Liga Turke është vetëm njëra nga Ligat më ekskluzive të futbollit, të cilat i transmeton platforma e Kujtesas.

Kjo Ligë për të gjithë abonuesit e Kujtesas i bashkangjitet UEFA Champions League, UEFA Europa League, Bundesligas gjermane, Kupa e Spanjës, e njohur si “Copa Del Rey”, si dhe ligat basketbollistike – NBA dhe Euroliga.

Duke filluar nga Gushti e Shtatori, të gjitha këto Liga mund t’i shikoni vetëm në KUJTESA !

(Artikull i sponsorizuar)