Renova dhe Shkëndija kanë njoftuar se lojtarë të tyre kanë rezultuar pozitiv me coronavirus.
Superliga e Maqedonisë së Veriut pak ditë më parë ka njoftuar se ata janë të gatshëm që të rikthehen të luajnë futboll në mesin e muajit qershor.
Pas kanë testuar të gjitha klubet për pandeminë botërore, Renova dhe Shkëndija, kanë dalë me një komunikatë.
Katër persona nga Renova dhe dy nga Shkëndija janë pozitivë për virusin Covid-19.
Këtë e konfirmoi sindikata e futbollistëve të Maqedonisë së Veriut, e cila njoftoi në Facebook se analiza e përsëritur tregoi raste pozitive në të dy skuadrat. /Telegrafi/