Site icon Telegrafi

Superliga e Maqedonisë së Veriut, Gostivari dhe Voska Sport ndalen me barazime

E shtuna ka sjell katër ndeshje në Superligën e Maqedonisë së Veriut në kuadër të xhiros së 13-të, ku dy skuadrat shqiptare, Gostivari dhe Voska Sport u ndalën me barazime.

Skuadra nga Ohri nuk shkoi më shumë se një barazim 1:1 në shtëpi përballë Brera Strumicës.

Jasharovski realizoi për ekipin shqiptar në minutën e 61-të, përderisa skuadra nga Strumica barazoi përmes Galeskit në të 65-tën.

Brera Strumica mbeti edhe pa një lojtar në fushë në minutën e 79-të, por Voska Sport nuk arriti ta shfrytëzojë këtë epërsi numerike, duke e mbyllur sfidën me rezultat 1:1.

 

Tikveshi me Gostivarin janë ndarë me barazim 2:2. Abdulla dhe Atiemwen realizuan për Gostivarin, përderisa Tikveshin gjeti golat me Spahiun dhe Ivanovskin.

Veçojmë se Tikveshi e mbylli ndeshjen me 9 lojtarë në fushë, pasi skuadra nga Kavadari u ndëshkua me dy kartona të kuq.

Në dy takimet tjera të ditës, Rabotniçki mundi Sileksin me rezultat 1:0, ndërsa Makedonija Gjorçe Petrovi mposhti Bregallnicën me shifra 3:2.

Xhiroja e 13-të vazhdon nesër me dy derbi në program, Struga – Shkëndija dhe Shkupi – Vardari. /Telegrafi/

Exit mobile version