Sot (e enjte) do të zhvillohen dy ndeshje të vlefshme për javën e 17-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Gjatë të mërkurës u zhvilluan tri ndeshje, ndërsa gjatë ditës së sotme janë edhe dy tjera për të kompletuar gjiron e 17-të.
Ndeshja interesante e ditës së sotme do të jetë ajo në mes të Ballkanit dhe Trepçës ’89, ku vendasit duan t’i kthehen fitores.
Ky takim është paraparë të zhvillohet nga ora 13:00 në stadiumin e qytetit në Therandë.
Interesant pritet të jetë edhe në ndeshjen tjetër, ku Arbëria pret Llapin në një ndeshje, ku dy skuadrat duan vetëm tri pikë.
Kjo ndeshja do të zhvillohet në orarin e njëjtë në stadiumin e Flamurtarit në Prishtinë.
/Telegrafi/