Kanë përfunduar dy fazat e para në elitën e futbollit kosovar.
E me nisjen e fazës së 23-të do të ketë edhe një orar të ri për zhvillimin e ndeshjeve.
Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), ka publikuar edhe orarin e ri të javës së 23-të.
Ndeshjet e kësaj jave do të zhvillohen në mesjavë, pesë të mërkurën dhe një tjetër të enjten.
FFK ka ndryshuar edhe orarin me zgjatjen e ditës, ku ndeshjet do të fillojnë nga ora 14:00.
Ndeshja më interesante e javës së 23-të padyshim se do të jetë mes liderit aktual Prishtinës dhe kamionit aktual Trepçës ’89.
Drita do ta mirëpres Drenicën në Gjilan, ndërkohë Llapi pret Vllazninë e Pozhoranit.
Feronikeli do të luaj si vendas me Besën, ndërsa në Prizren, Liria pret Vëllaznimin.
Ndeshja e vetme ditën e enjte do të zhvillohet mes Gjilanit dhe Flamurtarit. /Telegrafi/
Vala Superliga – java e 23-të
E mërkurë, 14 mars, 2018, në orën 14:00
Drita – Drenica
Prishtina – Trepça ‘89
Liria – Vëllaznimi
Llapi – Vllaznia
Feronikeli – Besa
E enjte, 15 mars, 2018, në orën 14:00
Gjilani- Flamurtari