Elita e futbollit kosovar do të vazhdoj të luaj edhe në mesjavë, ku është e paraparë të zhvillohet xhiroja e 14-të.
Do të kemi ndeshje në tri ditë radhazi, të martën dy, të mërkurën dy tjera dhe të enjten një.
Ndeshja më interesante pritet të zhvillohet në Gjilan, ku kampioni në fuqi i Kosovës, Drita do të mirëpres Feronikelin.
Të martën luhet edhe ndeshja tjetër mes Arbërisë dhe Gjilanit.
Ndeshje e zjarrtë pritet të zhvillohet edhe të mërkurën në Podujevë, ku Llapi është nikoqir i Prishtinës.
Po këtë ditë në stadiumin ‘Riza Lushta’ në Mitrovicë luhet ndeshja mes Trepçës ’89 dhe Besës.
Ndërkohë ndeshja e fundit e kësaj xhiro do të zhvillohet ditën e enjte mes Drenicës dhe Ballkanit. /Telegrafi/
Superliga e Kosovës
E marte
13:00 Drita – Feronikeli
13:00 Arbëria – Gjilani
E mërkure
13:00 Llapi – Prishtina
13:00 Trepça ’89 – Besa
E enjte
13:00 Drenica – Ballkani