Telegrafi

Superliga e Kosovës në basketboll për edicionin 2023/24 fillon me 22 shtator

Edicioni 2023/24 në Superligën e Kosovës në basketboll do të startojë më 22 shtator, ka njoftuar Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK).

Tërheqja e shortit për Superligën e meshkujve dhe të femrave do të bëhet të enjten prej orës 11:00.

Për dallim prej Superligës së meshkujve që nis më 22 shtator, Superliga e femrave do të fillojë me datën 6 tetor.

Te meshkujt, Peja është kampione në fuqi, ndërsa Bashkimi në konkurrencën e femrave.

Megjithatë, edicionit të ri te meshkujt, do t’i paraprijë turneu i Superkupës së Kosovës, i cili do të mbahet javën e ardhshme, saktësisht prej datës 13 deri më 17 shtator. /Telegrafi/