Site icon Telegrafi

Superliga A e hendbollit fillon me dy ndeshje interesante në mesjavë

(Foto: kosovahandball.info)

Të mërkurën e të enjten zhvillohen ndeshjet e para në kuadër të Superligës A të Kosovës në hendboll.

Në Superligën A garojnë gjashtë skuadrat e para në tabelë, pas pjesës së rregullt të kampionatit. Në Superligën A garohet për titull të kampionit, përkatësisht për vend në ‘play-off’.

Të mërkurën janë dy ndeshje në kuadër të xhiros së 19-të. Nga ora 18:00 takohen Prishtina e Kastrioti. Prishtina ka përfunduar pjesën e rregullt të kampionatit në pozitën e dytë dhe vlerësohet favorite. Por ferizajasit janë mobilizuar së fundi dhe udhëtojnë me synim për sukses në kryeqytet.

Prej orës 18:30 luhet takimi në mes të Trepçës dhe Rahovecit. Rahovecasit e kanë fituar ndeshjen e kaluar në Mitrovicë dhe udhëtojnë për tjetër sukses. Por “xehetarët” kanë plane tjera. Kërkojnë fitore për ta mbajtur pozitën e tretë në tabelë.

Të enjten luhet ndeshja mes Besa Famgas dhe Vëllaznimit. Kjo ndeshje fillon në ora 18:00, ndërsa pejanët janë favoritë.

Exit mobile version