Superliga e Australisë ka zgjedhur formacionin më të mirë të sezonit 2019/20, ku pjesë e tij është edhe sulmuesi nga Kosova, Besart Berisha.
A-League ka mbyllur sezonin e rregullt dhe tashmë po zhvillohet faza ‘Play-Off’ për të gjetur kampionin e sezonit.
Megjithatë, kjo nuk i ka ndaluar drejtuesit të zgjedhin formacionin më të mirë të sezonit 2010/20.
Pjesë e këtij formacioni është edhe sulmuesi nga Kosova, Besart Berisha, i cili ka qenë ndër më të mirët këtë sezon në A-League.
Ladies and gentlemen, the Team of the Season 🤩#ALeague #FootballReturns pic.twitter.com/2ytDT8w96S
— Isuzu UTE A-League (@aleaguemen) August 21, 2020
Ndryshe, Berisha ka qenë i papërmbajtshëm edhe këtë sezon me golat e shënuar.
Djaloshi prishtinas ka shënuar plot 19 gola në 26 ndeshje me Western Unitedin. /Telegrafi/