Prishtina në Prizren fitoi derbin, mundi Lirinë, 1-0, me golin e shënuar nga penaltia shumë e kontestuar nga prizrenasit. Prishtina mbetet skuadrave e vetme që ka shënuar tre fitore në po aq takime të zhvilluara.
Besa luajti baras me Hysin në terrenin e saj. Mungesa e pesë futbollistëve standard të cilët kaluan në radhët e Deçanit, kanë lënë shumë zbrazëtirë në lojën e pejanëve. Bazuar në rrjedhën e takimit, Besa shpëtoi nga humbja, sepse Hysi pati më shumë nga loja. Hysi me futbollistë kryesisht të rinj la përshtypje të mirë, ndërsa Besa ishte e zbehtë edhe në këtë duel.
Në Skenderaj u ndanë pikët, Drenica – Llamkos Kosova (V) 1-1. Mysafirët të parët avancuan, ndërsa vendasit ia dolën ta barazojnë rezultatin e që në fakt mund të konsiderohet epilog real i kësaj përballje.
Një pikë “importoi” edhe Hajvalia, e cila luajti baras, 1-1, me Trepçën në Mitrovicë. Para fillimit të takimit, Trepça është llogaritur favorite, porse mysafirët befasuan këndshëm duke qenë shumë të motivuar për epilog të favorshëm.
Nesër (e hënë) zhvillohet ndeshja e fundit e kësaj xhiroje në Gjilan. Drita – Feronikeli (16:00).
Rezultatet
Besa – Hysi 0:0
Liria – Prishtina 0:1
Drenica – Llamkos Kosova (V) 1:1
Trepça ’89– Hajvalia 1:1
Vëllaznimi – Trepça 1:0
/Telegrafi/