Site icon Telegrafi

Superliga, befasitë nuk kanë të ndalur

Befasinë më të këndshme e shkaktoi Liria, e cila në Mitrovicë mundi Trepçën, 3-1. Prizrenasit me këto tri pikë i dhanë fund serisë së dobët të rezultateve, ndërsa mitrovicasit vetëm sa konfirmuan krizën e madhe nëpër të cilën po kalojnë.

I vetmi duel që përfundoi pa gola ishte Besa – Drita. Plasmani i mirë i këtyre skuadrave në tabelë bëri që futbollistët të mos kenë ngarkesë epilogun.

Fitore minimale shënoi Hysi që mposhti Drenicën (2-1) në një duel që ishte i tensionuar. Hysi ia doli që t’ia ndërpresë serinë e lojërave dhe rezultateve të mira Drenicës.

Lepenci dhe Prishtina ndanë pikët. Rezultati prej 1-1, as Lepencit e as Prishtinës nuk i kryen punë për vazhdimin e garave.

Fitoren më bindëse e shënoi Trepça’89, e cila deklasoi Gjilanin (4-1). Trepça’89 mori kryesimin e skuadrave elite duke e konfirmuar synimin titullin e kampionit.

Në tabelë e para është Trepça’89 që ka një pikë më shumë se dy përcjellësit e parë, Prishtina dhe Vëllaznimi. /Telegrafi/

Exit mobile version