Site icon Telegrafi

Mediat zbulojnë modelin e ri të Lamborghinit: Huracane Superlaggera, me 650 kuajfuqi

Gjatë vitit të kaluar, Lamborghinit ka njoftuar se do të shtojë numrin e veturave te modelit Huracane, me potenciale më të mëdha se ai i grupit Gallardo.

Tani është zbuluar makina Huracane Superlaggera, duke bërë xhiro testuese në një shteg në Nurburgring të Gjermanisë, transmeton Telegrafi.

Siç shihet në fotografi, Lamborghini i ka dhënë kësaj makine ndryshime më të mëdha se modeleve tjera Huracane.

Ndryshimet përfshijnë fryrjen e pjesës së pasme, si dhe një agresivitet më të madh në pjesën e përparme. Që të dy këto elemente e rrisin aerodinamikën dhe e ngrenë shpejtësinë.

Kjo veturë pritet të ketë motor 5.2 litra V10 që lëvizë me 650 kuajfuqi. /Telegrafi/

Exit mobile version