Site icon Telegrafi

Superkupa te Gladiatorët

Në një ndeshje të interesante, Gladiatorët e Ismet Munishit ia dolën që të mposhtin skuadrën nga Drenasi dhe në këtë mënyrë vushtrriasit për herë të parë historinë e tyre fituan Superkupën e Kosovës.

Labinot Osmani në minutën e 19-të nga pika e bardhë kaloi Llamkos Kosovën në epërsi prej 1-0, rezultat më të cilën u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, ishin futbollistët e Ferronikelit që zhvilluan lojë mjaft të mirë duke qenë rrezikuar disa herë portën kundërshtare, por asnjë herë nuk ia doli që të prek rrjetën e vushtrriasve.

Ndërkohë, në minutën e 88-të Llamkos Kosova përmes Milot Rashicës dyfishoi epërsinë në 2-0, rezultat më të cilin u mbyll ndeshja.

Përfundimisht Llamkos Kosova fiton Superkupën, edhe pse Ferronikeli zhvilloi një lojë mjaft të mirë, dhe në bazë të paraqitjes, skuadra nga Drenasi do të jetë “arrë” e fortë në sezonin e ri që nis pas një javë. /KP/

Exit mobile version