Site icon Telegrafi

Superkupa në duart e Trepçës ’89

Trepça ’89 e ka fituar Superkupën e Kosovës në futboll pas triumfit prej 5-0 kundër Besës.

Një nga rastet e pjesës së parë

Në gjysmën e parë u shënua vetëm një gol. Henri Chibueze realizoi pas asistimit të Florent Hasanit (43’).

Realizimi i golit të parë

Dominimi i kampionit dhe vulosja e fitores ndaj fitueses së Kupës ndodhi në fraksionin e dytë.

Dyfishimi i epërsisë në pjesën e dytë

Shpëtim Idrizi (57’), Arbnor Muja (78’) dhe Florent Hasani (85’) e bënë të qartë se kush do të triumfonte në këtë sfidë.

Ndërsa rezultatin përfundimtar e vendosi Otto John në minutat shtesë (90’+1). /Telegrafi/

Momenti i golit të Otto John
Exit mobile version