Telegrafi

Superkupa e Kosovës do të mbahet në kryeqytet

Superkupa e Kosovës në basketboll do të mbahet në Prishtinë.

Ka qenë Federata e Basketbollit të Kosovës që ka njoftuar se Superkupa e Kosovës në basketboll do të mbahet në kryeqytet nga datat 7 deri më 11 dhjetor të këtij viti.

Njoftimi i plotë nga FBK:

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) më 21.11.2022 e ka shqyrtuar ofertën e KB Sigal Prishtina për organizimin e Superkupës së Kosovës në datat 07-11 Dhjetor 2022 në Prishtinë dhe njëherësh e ka miratuar këtë ofertë, si dhe e ka udhëzuar KB Sigal Prishtina që të fillojë përgatitjet për këtë event madhështor, konform Udhëzuesit për Organizimin e Superkupës së Kosovës.

Ky vendim hyn në fuqi në ditën e miratimit të tij.

Në emër të Bordit të FBK-së,

Arben FETAHU

Kryetar

Federata e Basketbollit e Kosovës /Telegrafi/