Telegrafi

Superkupa e Kosovës mes Dritës dhe Prishtinës zhvillohet me 12 gusht, ndeshja luhet në mbrëmje

Ndeshja e Superkupës së Kosovës, ndërmjet skuadrës kampione Dritës dhe skuadrës fituese të Digitalb Kupës së Kosovës, Prishtinës, do të zhvillohet më 12 gusht (e diel).

Ndeshja do të zhvillohet në Stadiumin e Qytetit në Prishtinë dhe fillon nga ora 20:45.

“Kjo ndeshje do të jetë një uverturë e mirë e edicionit të ri të garave, që nis më 18 gusht”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Stadiumi tash më shumë se dy vite është në duke u rinovuar.

Për këtë klubi Prishtina i ka zhvilluar ndeshjet në Obiliq, Drenas dhe Pejë.

Të dy klubet janë duke e përfaqësuar Kosovën mjaftë mirë në garat evropiane.

Drita po luan në Ligën e Kampionëve, ndërsa Prishtina në Ligën e Evropës. /Telegrafi/