Federata e futbollit e Kosovës (FFK) ka marr vendim për datën dhe vendin e mbajtjes së ndeshjes hapëse të stinorit të ri të futbollit kosovar apo Superkupës.
Dueli ndërmjet kampionit të Raiffeisen Superligës së Kosovës, Llamkos Kosova nga Vushtrria dhe fituesit të kupës së Kosovës, Ferronikeli nga Drenasi do të luhet më 10 gusht.
“Mejdani” ndërmjet këtyre dy ekipeve që fillon në orën 17:00 do të jetë në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë. /Sporti1/Telegrafi/