Lazio e ka fituar Superkupën e Italisë, pasi në finale e ka mposhtur Juventusin me rezultat 3-1.
Golat për skuadrën romake i shënuan Luis Alberto (16’), Senad Lulic (73’) dhe Danilo Cataldi (90+3), derisa për Zonjën e Vjetër golin e vetëm e realizoi Paulo Dybala (45’).
Lazio ishte skuadër më e mirë në fushë dhe mori notën e përgjithshme 7.06, ndërsa Juventusi u vlerësua me 6.44.
Lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë takim ishte Senad Lulic që mori notën 8.3, shkaku i golit të shënuar.
Paraqitje solide pati edhe Thomas Stratkosha që u vlerësua me 6.8.
Në anën tjetër, dështimi i këtij takimi doli të jetë Rodrigo Bentancur, që u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua nga loja, për të marrë kështu vlerësimin 5.8.
Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:
/Telegrafi/