Telegrafi

Superkupa e Gjermanisë, Bayern Munich 3-2 Borussia Dortmund: Notat e lojtarëve, Kimmich yll i ndeshjes

Bayern Munich e ka mposhtur Borussia Dortmundin në ndeshjen e Superkupës së Gjermanisë me rezultat 3-2.

Ndeshja ishte e bukur me raste dhe gola, ku në fund bavarezët morën triumfin e radhës.

Corentin Tolisso, Thomas Muller dhe Joshua Kimmich shënuan për Bayernin, ndërsa Julian Brandt e Erling Haaland gjetën rrjetën për Borussia Dortmundin.

Lojtari më i mirë i ndeshjes ishte Kimmich që e shënoi golin e fitore duke u vlerësuar me notën 7.9.

 

Pas tij tek Bayerni u vlerësuan lartë edhe Muller (7.5), Tolisso (7.4) dhe Davies (7.4).

Te Borussia Dortmund më i miri ishte Haaland me notën 7.8.

Notat e lojtarëve të Bayern Munich

Notat e lojtarëve të Borussia Dortmund

/Telegrafi/