PSG dhe Nantes po zhvillojnë ndeshjen e Superkupës së Francës, ku pjesa e parë u mbyll 2-0 me golat e shënuar nga Lionel Messi dhe Neymar.
Fituesit e kampionatit po takohen me fituesit e Kupës së Francës në një ndeshjen të hapur dhe me raste në të dyja anët.
PSG provoi në start të gjejë golin me Achraf Hakimin, Pablo Srabian dhe Marquinhos, por pa sukses,
Nantes në anën tjetër Nantes provoi me Moses Simon dhe Ludovic Blas, por as këta nuk ishin të saktë.
Ndeshja u zhbllokua në minutën e 22-të, kur Leo Messi pranoi një top në zonë dhe i vetëm me portier, kaloi atë për të shënuar për 1-0.
Neymar asist Messi gol çok özlemişim çok.. 🥵https://t.co/MYkrohqDyi
— emre 🇧🇷 (@eemrejr) July 31, 2022
Edhe pse kishte raste të tjera në të dy portat, gol tjetër erdhi në kohën shtesë të pjesë së parë.
Neymar shënoi gol të mjeshtëror nga goditja e dënimit për 2-0.
https://twitter.com/ogabrielmorais8/status/1553816624091873280
Pjesa e dytë pritet të sjell edhe gola të tjerë pasi po luhet hapur nga të dyja anët. /Telegrafi/